Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë “PD tha se duhet të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Sali Berisha, dhe duhet të ketë një hapje të partisë për të gjithë qytetarët.” -kështu u shpreh nga Kukësi kandidati për të kreun e PD në zgjedhjet e 22 majit, Ibsen Elezi, ndërsa theksoi se ka kërkuar debat publik me ish-kryeministrin në këtë garë.
“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet.
Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet. Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipëri e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”.
Në takimin e zhvilluar sot nga Elezi, bie në sy mos pjesëmarrja e strukturës drejtuese të degës së PD-së në Kukës. Ndërkohë takimet e tij do të vijojnë në Has për të vijuar më pas në të gjithë Shqipërinë deri me 22 Maj, ditë në të cilën demokratet do të votojnë për kreun e ri të PD-së.
Top Channel