Ukraina fiton në Kharkiv. Shefi i inteligjencës ukrainase: Lufta përfundon në fund të vitit

14/05/2022 10:51

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës thotë se lufta me Rusinë do të arrijë një pikë kthese në mes të gushtit dhe ka të ngjarë të përfundojë deri në fund të vitit.

Në një intervistë për Sky News, gjeneralmajor Kyrylo Budanov tha se humbja e luftës nga Rusia do të çojë në një grusht shteti kundër presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin ai pretendoi se tashmë ishte duke u zhvilluar, por BBC nuk e ka verifikuar këtë pretendim.

Sipas tij  situatwn e rwndon edhe fakti se presidenti Putin ishte në një “gjendje shumë të keqe psikologjike dhe fizike , megjithwse tretendime tw tilla nuk janw tw verifikuara. Por ndwrkohw Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon tw pwrswrisw se rritja e ndihmës ushtarake dhe financiare” për Kievin wshtw i vetmi mjet mbrojtws pwr ta.

“Unë u jam mirënjohës atyre që tani po punojnë për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe rritjen e ndihmës ushtarake dhe financiare për ne, për Ukrainën. Kjo është e vetmja recetë për mbrojtjen e lirisë gjatë pushtimit të Rusisë. Bëhet fjalë për të ardhmen. Çdo ditë e luftës thellon sfidat globale, i jep Rusisë mundësi të reja për të provokuar destabilitet në rajone të tjera të botës, jo vetëm këtu në Evropë.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA