Gjenden pula të ngordhura në Shëngjin, pushuesit zbulojnë thesin në breg të detit (Pamjet)
14/05/2022 17:46
Disa pula të ngordhura janë gjetur në zonën e ‘Ranës së Hedhur’, në plazhin e Shëngjinit.
Ishin pushuesit ata të cilët vunë re një thes në bregun e detit.
Brenda thesit ishin diku te 13 pula, dhe nga pamjet duken si pula oborri.
Ende nuk dihet se kush i ka hedhur pulat e ngordhura në det, të cilat janë të rrezikshme, sidomos për pushuesit, të cilët zgjedhin plazhin e Shëngjinit për të kaluar ditët e nxehta.
Top Channel