Korça prej vitesh është përqendruar tek turizmi, por tërheqja e vizitorëve të huaj ka nevoje për përmbushjen e kritereve shtesë.
Qyteti zgjidhet kryesisht nga vendasit për fundjavë apo për festa ndërsa prej gati 2 muajsh edhe shifrat e këtyre të fundit janë ulur.
Për të ndjekur modelet e vendeve të tjera dhe qyteteve që çdo vit shkelen nga mijëra turistë sipas ekspertëve nuk mjafton vetëm ndërthurja e elementeve të traditës dhe kulinarisë por edhe një strategji e qartë në menyrë që të arrihet të krijohen paketa afatgjata turistike dhe me gjithçka të integruar.
“Para se të vinim në Korçë kemi qenë në qytetet të tjera mendoj që keni një potencial të madh vende të bukura, hotele të bukura, pashë qendrën ku merret informacioni turistik dhe mendoj se janë të lidhura në një network të gjithë pikat që përmban sektori i turizmit dhe duhet që të gjithë këtë informacion të përmbledhur ta përcjellim tek turistët. Mendoj që kjo është ajo që duhet bërë. E kombinuar me zhvillimin e produkteve te reja dhe e paketave të reja turistike jam e sigurt se mund t’ia dalim.”
Gjate një takimi mes përfaqësuesve të operatorëve turistikë ekspertëve të fushës dhe pushtetit lokal theksi për të çuar turizmin në një stad tjetër u vendos tek përmirësimi i marketingut, zhvillimi i paketave të integruara të turizmit por edhe pasurimi i eventeve dhe ofertës turistike.
Top Channel