Ndonëse nisi sot negociatat me përfaqësuesit e majtë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, Shpëtim Idrizi, duket se nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me të vetët, brenda opozitës. Ndryshe nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, Idrizi theksoi se kreu i ri i shtetit duhet të jetë një person politik.
“Presidenti i ri duhet të jetë me eksperiencë politike, edhe pse jemi në kushtet që kemi prishje të balancave politike. E thënë kështu ne gjetëm një vullnet të mirë, vlen për ta verifikuar që nuk do kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme, ramë dakord që të hyjmë në proces kushtetues, nuk duhet të jemi me ecejake mes nesh, të fillojmë të identifikojmë kandidaturat.
Sigurisht që në këtë proces janë shumë palë, është një proces parlamentar, të kërkojmë një president mbi palët, me diferencat tona tek figura patëm dakordësi që ka ardhur koha të hyjmë në procesin e emrave konkretë, nuk duhet të jetë një proces i momentit të fundi dhe i ftojmë të gjithë të jemi si deputetë si forca politike, një president me direktivat kushtetues. Duhet të jetë një person me peshë publike, pra presidenti i republikës është i rëndësishëm i ftoj të gjitha palët të bashkohemi për korektivat e republikës. Ishte shpejt të jepnim një emër”, tha Idrizi.
Do të shkoni në raudin e parë pa kandidat?
Kërkuam të intensifikojmë takimet. Nuk ka më kohë për të humbur do kontaktohen të gjithë kandidaturat.
Sot ne nuk mund të kemi ne prerogativën për të propozuar emra. Porcesi do vijojë do disktuojmë edhe me përfaqësues të tjerë të oozitës. Kemi treguar se jemi të gatshëm të takohemi me të gjithë. Nuk përfshihemi në problemet e një partie politike si PD. E shohim PD si një asset dhe e mirë publike që ka nevojë për të balancuar pluralizmin politik në Shqipëri.
Kur ne flasim për president konsensual, dhe këtu na detyron kushtetuta, një president i njëanshëm nuk do i bëjë mirë balancave që sot janë të zhbalancuara. Duhet të ulemi duke pas përgjegjësinë tonë si forcë politike për të gjetur personin e duhur.
Top Channel