Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje Enkelejd Alibeajt që të jetë pjesë e negociatave për zgjedhjen e presidentit, pasi koha po mbaron.
Me nota pozitive, Balla u shpreh se gjatë takimit me dy grupet e tjera parlamentare ata janë dakord se tashmë është koha që të flitet me emra konkretë.
“Takime me dy prej grupeve të opozitës, PS e ka dëshmuar disponibilitetin për të kaluar me diskutime konkrete, për emra konkretë, me të dyja grupet edhe nga ana e tyre gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë, Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga ana e opozitës, dua t’ju them se shpresoj se nga ana e PD të ketë një vendimmarrje për të ardhur edhe ata, është disponibiliteti ynë për të mos dhënë një president të PS, por të të gjithë shqiptarëve, por kjo ka disa afate, deri tani kishim mundësi që të shtynim afatet, por tani nuk kemi më mundësi. Nuk dua të hyjmë në shumë detaje se janë disa biseda shumë të frytshme, me dy prej tre grupeve kemi arritur të vendosim në shina një proces që do të na çojë drejt një presidenti sa më konsensual. Ne nuk duam ta vrasim procesin, do të ishte kundërshti e asaj që do të flasim, në orët në vijim do të ulemi edhe për emrin”, tha Balla.
Top Channel