SPAK-ut i ka dalë në krahë si mbrojtës opozita e cila shfrytëzoi çastet e raportimit të ministrit të drejtësisë për ti kërkuar atij llogari mbi deklaratat më të fundit.
“Skërmitja e dhëmbëve në Asamble me ton kërcënues ndaj SPAK. Iso që i mbajtët ju, ju I konsideroni si kërkesë llogarie. Ky është opinion juaj. Pse nuk lëshuat ton kërcënues për dosjen 184 e cila u varros pikërisht për zvarritje e ping pong nga Dibra në Tirana.”-Enkeleid Alibeaj
“I referohesh standardeve të hetimit politikisht sepse ashtu të intereson ndërsa për atë gjyqtaren që përmenda para pak ditësh nuk ke kurajon ta përmendësh. Gjithsesi kjo është puna jote”- Ulsi Manja
Gjyqtarja që lakoi Ulsi Manja është Blerina Muca të cilën grupi i rithemelimit e akuzon në ILD për vendimmarrje të padrejtë sa kohë iu hapi aty probleme në apel me betejën për selinë e PD. Deklaratat për SPAK ministri i qeverisë Rama, i cili kritikoi po ashtu prokurorët e posaçëm i konsideroi si nxitje për hetime. Megjithatë mes të gjitha prokurorive që ju lexuan rezultatet në komisionin e ligjeve , pakënaqësia për SPAK ishte
“Vijon të mbetet i ulët roli i Prokurorisë për sa i përket hetimeve proaktive ose hetimeve të filluara kryesisht, ku rezulton se janë regjistruar 18 procedime penale kryesisht nga organi i Prokurorisë së Posaçme.”– tha Manja.
Thënë ndryshe ajo që kërkon qeveria është që prokurorët e SPAK nuk duhet të aktivizohen vetëm nga denoncimet, por të hapin dosje kryesisht , pra edhe mbi perceptimin e tyre personal.
Edhe gjatë raportimit në komisionin e ligjeve për bilancet e prokurorisë , minisyri i drejtësisë Ulsi Manja nuk e la pa e përmendur SPAK . Duke folur me rezerva mbi hetimin proaktiv të prokurorëve të posaçëm Manja shfaqi pakënaqësinë nga shifrat
“Vijon të mbetet i ulët roli i prokuroris përsa i përket hetimeve proaktive ose hetimeve të filluara kryesisht, ku rezulton se janë regjistruar 18 procedime penale kryesisht nga organi i Prokurorisë së Posaçme.”- tha Manja.
Por Manja, ministër i qeverisë Rama i cili gjatë javës e kritikoi SPAK, këmbëngul se kërkesa e llogarisë lidhet me pritshmëritë për hetime nga prokurorët e posacëm. në këtë pikë opozita kërkoi informacion mbi qasjen e Manjës edhe për dosje të tjera si 184
“Skërmitja e dhëmbëve në Asamble me ton kërcënues ndaj SPAK. Iso që i mbajtët ju, ju I konsideroni si kërkesë llogarie. Ky është opinion juaj. Pse nuk lëshuat ton kërcënues për dosjen 184 e cila u varros pikërisht për zvarritje e ping pong nga Dibra në Tiranë.”
“ I referohesh standardeve të hetimit politikisht sepse ashtu të intereson ndërsa për atë gjyqtaren që përmenda para pak ditësh nuk ke kurajon ta përmendësh. Gjithsesi kjo është puna jote”- tha Manja.
Gjyqtarja që lakoi Manja është Blerina Muça për të cilën grupi i rithemelimit kërkoi hetim në ILD , mbasi ajo e zhvendosi fushën e betejës për selinë e demokratëve në gjykatën e apelit
Top Channel