Integrimi/ Rithemelimi thërret në interpelancë Ramën. Berisha firmos ‘live’, pjesë e firmëtarëve edhe deputetët e LSI

13/05/2022 13:17

Rithemelimi thërret në interpelancë Ramën pas deklaratave per integrimin. Ish kryeministri Berisha firmosi live shkresen e interpelances.

Kërkesa për interpelancë vjen pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ndryshim të qëndrimit në rast se nuk do të ketë hapje të negociatave.

“Deputetët e opozitës kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkesën për mocion për debat lidhur me kërcënimin që bëri Rama në Bruksel për ndryshimin e kursit të drejtimit, nëse nuk hapen negociatat.” tha Berisha ndërsa firmosi kërkesën per interpelancë në prani të mediave.

“Ne si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë e gjejmë këtë deklaratë të kryeministrit Edi Rama skandaloze, turpëruese e keqdashëse, në dëm të të ardhmes europiane të qytetarëve shqiptarë.

Thellësisht të shqetësuar, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, po dorëzojmë këtë kërkesë për mocion me debat public urgjent në Kuvend në lidhje me këto deklarata antieuropiane e të rrezikshme të kryeministrit Edi Rama në Bruksel”- thuhet në shkresë.

Ndërsa kërkohet që brenda ditës së sotme të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe seanca për interpelancë të përcaktohet më 16 maj, datë kur është parashikuar edhe seanca e parë për votimin e Presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA