25/11 10:15
Forcat ajrore ruse kanë sulmuar një depo armësh në rajonin e Kharkiv në Ukrainë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
Agjencia e lajmeve citoi ministrinë ruse të mbrojtjes të thoshte se kishte goditur objektin të premten.
Ndërkohë, dëshmitarët okularë të një sulmi të mëparshëm në Kharkiv i thanë agjencisë së lajmeve AFP se ata ishin shënjestruar nga një tank rus ndërsa po përpiqeshin të kërkonin strehim në shtëpi.
“Katër persona vdiqën, dy u plagosën. Vajza ime vdiq nga një plagë në pjesën e pasme të kokës,” tha Olga Karpenko, 52 vjeç.
Top Channel