Dështon për të dytën herë takimi për çështjen e targave
13/05/2022 18:53
Kosova dhe Serbia nuk arritën as të premten të nënshkruajnë një marrëveshje që zgjidhë çështjen e lëvizjes me vetura në dy vendet përkatëse.
Ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak njoftoi vetëm se po punohet në marrëveshjen për energjinë.
“Sapo përfundoi takimi me kryenegociatorët në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht nuk ka marrëveshje për targat, por ka progres në çështjen e energjisë. Puna do të vazhdojë“, ka shkruaj Lajçak pas takimit
Top Channel