“U kthyet në parlament të Moskës”, “Srebrenica” përplas në seancë Berishën e Ballën. Socialisti: Bota e përtejme nuk i hyn në punë askujt

12/05/2022 14:41

Taulant Balla dhe Sali Berisha janë përfshirë sërish në debat në seancë plenare lidhur me mosvotimin e rezolutës që dënonte genocidin serb në Srebrenisë.

Ndërsa përshëndeti aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se forca politike ku bën pjesë dënon cdo genocid, së fundi edhe atë rus në Ukrainë, ndërsa theksoi se ata që vijnë nga bota e përtejme nuk i hyjnë në punë askujt.

“Gjej rastin ta përshendes sot aplikimin e qeverisë së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Është gjëja e duhur në momentin e duhur.

Axhenda e Kosovës e ka mbështetjen e fortë e të pakursyer të Shqipërisë.

Ajo që na duhet është tit hemi sot Kosovës, urime. Dhe sot jam i sigurtë që brenda numrave që janë aty është koha e duhur që vendimi të kalojë shpejt e Kosova të jetë anëtare dhe të jetë hapi që na con më gjerë akoma edhe në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria mbështet të gjitha anëtarësimet e Kosovës. Turp më të madh nuk ka që ka 6 vite që Kosovës nuk i hiqen vizat.

Meqë një njeri që merret vetëm me djallëzira tha se nuk e dënojmë genocidin serb, ne e dënojmë.

Më 11 korrik do kemi seancë të posacme me një document që vjen nga bota aktuale, Shqipëria dënon cdo lloj forme genocide, po aty ku është rasti. Ne qëndrojmë fort se jemi gjithmonë në kahun e duhur ata që vijnë nga bota e përtejme nuk i hyjnë në punë askujt.” -tha Balla.

Në replikë, ish-kryeminstri u shpreh se maxhoranca socialiste ktheu sot parlamentin në parlament të Moskës apo Republikës SRPSKA.

“Tipari më kardinal i narkoshtetit, u shfaq sot në këtë parlament refuzimi i denoncimit të genocidit serb ne srebrenicë që e ka dënuar PE, SHBA cdo vend i lirë përvec Serbisë, Bjellorusisë e Putinit. U bashkuat sot me ta në aktin më të turpshëm më të paimagjinueshëm duke qenë vetë kombi që ka pësuar genocide ciklike, deri ne 1999. Nuk e ngrite dot dorën sepse dirigjenti sju lejon. Kushdo të ishte urdhri, ai që vihet përballë genocidit, dhe ju cuat kartonat e kuq duke u bërë qënie më të zeza se kurrë në jetën tuaj. A jeni shqiptarë ju apo jo? Si mund të bënit veprim të tillë? E bëtë si parlamenti i Moskës.” -u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA