Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur opozitës lidhur me debatet për trafikun në Tiranë.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se shumë prej atyre deputetëve të opozitës që flasin për trafikun, janë vetë kontribues në trafik.
“Deputetët e opozitës që ankohen për trafikun e Tiranës, votat i marrin në një qytet tjetër, por jetën e bëjnë në Tiranë. Një mënyrë për të kontribuar për uljen e trafikut është që kush është deputet nga një qytet tjetër, të rrijë atjë ku votohet. Këta ia duan përfitimet Tiranës, por nuk marrin asnjë përgjegjësi. A kemi devijantë dhe njerëz që ecin si të çmendur si në rastin e aksidentit? Patjetër, siç ka edhe në Londër, kur plasi pandemia e goditjeve me thika për sport mes adoleshentëve, siç kemi pasur valë krimi në disa qytete të Amerikës. Pyetja është, a zgjidhim gjë duke bërë si histerik?!”, tha Veliaj.
Top Channel