Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla akuzuar Sali Berishën si përgjegjës kryesor për masakrën e Srebrenicës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se Berisha ka furnizuar me naftë kontrabandë makinat serbe të Millosheviçit dhe e akuzoi si tradhëtarin e luftës së Kosovës.
Balla: Erdhe si cjapi te kasapi sot o Sali. Kisha kohë që doja të thoja disa gjëra, kemi bërë gabim që si kemi hapur më parë petat me ty. Më dëgjoni me vëmendje se kjo çështje nuk mbyllet sot. Është ajo gazeta letër higjenike që ti quan dhe në bazë të këtij raporti SHBA arrijnë përfundimin se Shqipëria po thyen embargon. Ja thashë dje kryetarit që kishe lënë ti, Tritan Shehut dhe ne mund të biem dakord për një rezolutë por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde. Ti nuk merr asnjëherë asnjë mbështetje, kurrë. 4 vite sa të jesh këtu, kurrë, nuk do jesh 4 po nejse, do flasim. Libri që quhet rregullat e heshtjes dhe thotë kemi pasur marrëveshje të heshtur me Berishën për të shtrirë tubat në liqen të Shkodrës për të vënë tubat në Bunë dhe në formë pluskuese dhe për të çuar naftën në Mal të Zi. Tani ndjen ndonjë përgjegjësi që ke thyer embargon e Kombeve të Bashkuara me marrëveshje? E thotë homologu yt i Malit të Zi. Është e shkruar në raport, nuk është çudi që u shpalle ‘non grata’. Unë nuk e kuptoj ku e gjen ti që je dhe i pari, se pas kaq vitesh njeriu ka një lloj keqardhje se kanë vdekur 8 mijë njerëz. Ti ke përgjegjësi direkte se ke furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Ky është fundi i botës dhe për disa këtu që kanë vënë firmën pa e ditur çfarë kanë firmosur. Ti nuk duhet të jesh në këtë sallë. Ti je kot fare dhe duhet të mbash përgjegjësi për këtë. Kjo është vepër penale që nuk parashkruhet. Kjo është një çështje që drejtësia duhet ta rihapë. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet të hapet. Sa i përket luftës së Kosovës, mbetesh tradhtari më i madh.
Top Channel