Izraeli luftë me disa fronte! E enjte tmerri, sulme të njëpasnjëshme në Gaza dhe Liban
14/11 22:57
Një sherr ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Edmond Spaho.
Mes Spahos dhe Bardhit u dëgjua debat i ashpër, ku Bardhi i është drejtuar deputetit: Po shko mor zhduku, “s’të vjen turp”, “palaço”.
Në Kuvend shihet kur në karrigen që është ulur Gazment Bardhi afrohet Jorida Tabaku, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.
Gjithçka duket se ka nisur pas një deklarate që bëri Gazment për vilën 760 mijë euro i përkiste një deputeti opozitar, që ka qenë ministër, ku disa media aluduan se mund të ishte Spaho, por ai vetë nuk përmendi emër.
Top Channel