Presidenti i ri/ Opozita nis raundin e parë të negociatave me aleatët. Mediu zbardh detajet pas takimeve me dy kampet e PD

12/05/2022 13:41

Opozita ka nisur raundin e parë të negociatave me aleatët për zgjedhjen e presidentit të ri.

Dy negociatorët e mandatuar nga Komisioni i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boci janë takuar sot me shumicën e aleatëve, mes tyre kryerepublikanin Mediu i cili zbulon detaje të dialogut jo vetëm me Bocin e Bylykbashin por edhe për kontaktet me Enkelejd Alibeajn.

“Kemi disktuar me ta por edhe kolegë të tjerë të PD, për të gjetur një gjuhë të përbashkët për Presidentin e Republikës. Qëllimin e parë e kemi parë si Alencë për Ndryshim, që ne duhet patjetër si opozitë të kemi një kandidat të përbashkët për ta përcjellë opinionit publik. Një kandidaturë që plotëson të gjitha kushtet për të qëndruar mbi palët. Kam diskutuar edhe me z.Bylykbashi edhe me z.Boci me Alibeajn e deputetë të tjerë. Unë mendoj që përgjegjësia që kemi është që mundësisht në krye të shtetit të jetë një njeri që qëndron mbi palët dhe është në funksion të unitetit të popullit. Procedura kushtetuese ka përcaktuar nevojën për konsensus. Nëse opozita nuk garanton një konsensus mes vetes është e kotë që të negociojë me maxhorancën.  Ne jemi te qëndrimi i Aleancës për Ndryshim, ku duhet të vijnë të gjitha palët. Nëse s do mund të kemi një përfaqësi të përbashkët të kemi një figurë të përbashkët që të biem dakord. Po flasim për presidentin, jo për protagonizëm politik të palëve. Nuk kemi folur për emra.”

Bisedime me Ballën, me maxhorancën?

Ka patur diskutime me PS, do vijojnë, opozita është e gjitha për procesin. Pjesëmarrja e opozitës është e domosdoshme, të kemi një veprim të përbashkët.

Profil politik apo apolitik?

Unë jam për një njeri që plotëson kushtet që i duhen Presidentit. Ka edhe figura politike, sepse politika në këto 30 vite ka prodhuar figura në interes të Shqipërisë.

Jeni gati të mirëprisni propozime të PS?
Negociatat nuk duhet të jenë asnjëherë përjashtuese. Kriteret janë shumë të rëndësishme, nëse vendosim kritere, gjithësecili ka të drejtë të propozojë. Nëse do bëjmë përjashtime s’do kemi

Ne kemi qëndrim tonin si grup flasim për opozitë, jo vetëm për grupin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA