Plagosje me thikë në Kavajë, përfundon në spital 55-vjeçari
12/05/2022 13:04
Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku ka mbetur një i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në lagjen nr.13, ku 43-vjeçari G.B., ka goditur me mjet prerës G. M., 55 vjeç.
Ky i fundit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel