Pilotit i bie të fikët, pasagjeri pa eksperiencë fluturimi ul avionin në pistë!

12/05/2022 12:38

Darren Harrison nga Florida është kthyer papritur në njeriun e ditës në Shtetet e Bashkuara, dhe emri i tij po lakohet nga të gjitha mediat e mëdha botërore.

Arsyeja është e pazakontë: Darren, që nuk ka asnjë eksperiencë të mëparshme fluturimi, arriti të ulë me sukses në pistë avionin me të cilin udhëtonte, pasi piloti i tij u ndje keq e i ranë të fikët.

Në një mesazh audio nga bordi i avionit, pasagjeri i shqetësuar dëgjohet duke i thënë një kontrollorit të trafikut ajror se gjendet përballë një situate serioze. Kontrollori, Robert Morgan, e udhëzon paskësaj sesi të veprojë, duke e ndihmuar të ule avionin në aeroportin e Palm Beach.

Të dy u takuan më pas në tokë, e shkëmbyen një përqafim. Nuk dihet ende se cfarë problemi shëndetësor pati piloti, i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor në spital. Rastin e bën akoma edhe më interesant fakti që dhe vetë Morgan, instruktor fluturimi me një eksperiencë 20 vjecare si kontrollor, nuk kishte drejtuar kurrë vetë një avion me një motor të modelit Cessna 208 sic ishte ky i përfshirë në incident, por arriti të orientohej duke përdorur një hartë të kabinës së avionit për t`i dhënë pasagjerit udhëzimit e duhura.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA