Përplasje për Srebrenicën. Berisha akuzon socialistët. Balla i kujton thyerjen e embargos

12/05/2022 14:55

Deputetët Socialistë votuan kundra një rezolute për dënimin e krimeve dhe genocidit serb në Srebenicë, një iniciativë kjo e deputetëve mbështetës të Berishës.

Kaq ka mjaftuar që Sali Berisha përmes një fjale me ngjyra të forta nacionaliste të shpërthente në akuza ndaj shumicës socialiste.

“Në kushtet kur Sali Berisha u shfaq si një hero ballkanas gjatë konkfliktit në ish-jugasllavi, kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla ia rikujtoi kohës kur me bekimin e Berishës thyhej embargo e naftës.”

Debati i fortë Berisha-Balla ia la vendin sherrit tjetër mes deputetëve demokrat Edmond Spaho dhe Gazment Bardhi.  Shkaku, një deklaratë e Gazment Bardhin se njëri prej deputetwve demokrat ka një vilë me vlerë 760.000 euro. Kaq ka mjaftuar që Gazment Bardhi të vendoset nën breshëritë e ofendimeve të profesor  Edmond Spahos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA