Ministri i Jashtëm thirrje kompanive gjermane: Tërhiquni nga Rusia dhe zhvendosuni në Ukrainë

12/05/2022 21:54

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba këtë të enjte me anë të një postimi në Twitter u bëri thirrje kompanive gjermane që të tërhiqen nga Rusia dhe të zhvendosen në Ukrainë.

“Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë mizori të tmerrshme në Ukrainë, të ardhurat e kompanive të huaja që ende bëjnë biznes në Rusi janë njollosur me gjakun ukrainas. Unë u bëj thirrje bizneseve gjermane të tërhiqen nga Rusia dhe të zhvendosen në Ukrainë. Ky do të jetë një kontribut i sinqertë për paqen në Europë“, shkroi Kuleba.

Sipas CNN, gjatë ditës së sotme ai u tha gazetarëve në Berlin, se Ukraina ka parë dinamikën pozitive dhe vlerësoi reagimin e Gjermanisë ndaj luftës me Rusinë.

 “Ne shohim një pozicion në zhvillim të Gjermanisë për çështjet më të rëndësishme ky pozicion po ecën në drejtimin e duhur”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA