Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e këtij shteti, Sanna Marin, kërkuan njëzëri që Finlanda të anëtarësohet në NATO, “pa vonesa”.Të dy liderët thanë në një deklaratë të përbashkët se presin vendimin në ditët në vijim.
“Finlanda duhet të aplikojë menjëherë për anëtarësim në NATO. Hapat kombëtarë që ende nevojiten për të dalë me këtë vendim, do të merren me shpejtësi brenda ditëve të ardhshme. Anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e Finlandës dhe hyrja e saj do të forconte nga ana tjetër të gjithë aleancën mbrojtëse”, thuhet në deklaratë
Kjo deklaratë është sinjali më i fortë deri tani se Finlanda do të kërkojë vërtet anëtarësimin në aleancën e Atlantikut Verior, një lëvizje kjo historike për vendin nordik që prej dekadash të tëra ka preferuara të ruajë një politikë neutraliteti.
Kjo lëvizje e liderëve vendas vjen pas rritjes së mbështetjes së publikut për anëtarësimin e Finlandës në NATO që u nxit nga pushtimi i Ukrainas. Finlanda që ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, tani ndien rrezik. Ajo ka qëndruar deri më tani jashtë NATO-s pikërisht për të shmangur antagonizmin e fqinjit të saj lindor.
Finlanda, që sot ka një ushtri të fortë e të sofistikuar, ka qenë gjithmonë e vetëdijmë për jetesën në krah të një fqinji të fuqishëm e ndonjëherë edhe kërcënues. Historitë e luftës së viteve 1939-1940, kur Bashkimi Sovjektik pushtoi e mori 10% te territorit finlandez, rrefehen brez pas brezi.
Gjëja që Putini kërkoi prej vitehs të shmangte, zgjerimi i NATO-s, tani thonë analistët, po ndodh e shtyrë prej vetë atij.
Top Channel