Në pritje të raundit të parë të zgjedhjes së Presidentit në Parlament, në kampin blu kanë nisur negociatat për të gjetur si fillim dakordësinë brenda vetes.
Oerd Bylykbashi dhe Luçiano BoÇi, dy negociatorët e mandatuar nga PD e Rithemeluar janë takuar me kreun e republikaneve Fatmir Mediu, Monika Kryemadhin e LSI, Vangjel Dulen e PBDNJ dhe Agron Duken e Partisë Agrare.
“Kapja e Presidentin nga Rama do ishte kapje e të gjitha pushteteve. Këtë bashkëndamë bashkë me zotin Boci me partitë opozitare. Është proces politik që udhëhiqet nga partitë për një qëndrim të përbashkët që të identifikojmë jo vetëm kriteret, por dhe kandidaturat që përcaktojnë rolin e presidentit si unitet kombëtar”, tha Bylykbashki.
Kriza në Partinë Demokratike ka bërë që në kampin opozitar të ketë negociata paralele. Krahas të mandatuarve nga Sali Berisha me aleatët po takohet edhe Enkelejd Alibeaj.
“Nëse opozita nuk garanton një konsensus mes vetes është e kotë që të negociojë me maxhorancën”, tha Mediu.
Tre raundet e para të votimit në Parlament kërkojnë 84 vota, duke e bërë të domosdoshëm dialogun politik ndaj në kërkim të negociatave është edhe mazhoranca socialiste, e cila ka thirrur të premten krerët e 3 grupeve kuvendore të opozitës.
Ftesës së Taulant Ballës i janë përgjigjur Mesila Doda dhe Fatmir Mediu. Enkelejd Alibeaj nuk ka konfirmuar.
“Sali Berisha, deputet i pavarur i cili me vendimin që kemi marr është ia papranueshëm për asnjë lloj propozimi që mund të vijë me firmën e tij në kuvendin e Shqipërisë dhe kemi marrë vendimin që të rrëzojmë çdo gjë që vjen me firmën e tij”, tha Balla.
Top Channel