24/11 15:21
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është shprehur se Danimarka do të mirëpresë Finlandën në NATO dhe do të punojë për anëtarësimin e saj sa më shpejt.
Ajo tha se vendimi “do të forcojë NATO-n dhe sigurinë tonë të përbashkët” dhe “Danimarka do të bëjë gjithçka për një proces të shpejtë pranimi pas aplikimit zyrtar”.
Edhe Estonia ka mirëpritur pranimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO, por ka paralajmëruar për përgatitjet ruse për një sulm ndaj shteteve baltike.
Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes të Estonisë kanë bërë thirrje për përforcime të mëtejshme të NATO-s, duke përfshirë një nevojë urgjente për njësi të mbrojtjes ajrore.
Top Channel