Dalin pamjet kur rusët vrasin dy civilë pas shpine, CNN: Videoja është e vërtetë! 

12/05/2022 12:25

CNN ka siguruar një video e cila tregon momentin kur ushtarë rusë qëllojnë dhe vrasin dy civilë të paarmatosur në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit.

Filmimi tani po hetohet nga prokurorët ukrainas si dëshmi për krim lufte. Të dy civilët vdiqën pas të shtënave që bien ndesh me rregullat e luftës, të cilat ndalojnë shënjestrimin e civilëve.

Gjigandi mediatik amerikan i ka identifikuar viktimat , njëri prje të cilëve ishte pronari i koncesionarit të automjeteve që u grabit, familja e të cilit nuk dëshiron të bëhet publik emri i saj.

Tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68-vjeçar që punonte atje si rojë. Në video, civilët ukrainas shihen duke biseduar me ushtarët rusë, disa minuta para se të qëllohen nga pas dhe të vriten. Vajza e Plyats,  Julia, tha se nuk mundi ta shikonte dot videon e vdekjes se babait të saj, por po e ruan që një ditë t’u tregojë fëmijëve të saj, në mënyrë që të mos harrojnë sa të egër ishin pushtuesit. “Ata janë xhelatë”, u shpreh ajo për CNN.

“Është e tmerrshme sepse babai im ishte një civil, ai ishte 68 vjeç, një njeri paqësor i paarmatosur.” Pamjet nga kamerat e sigurisë janë regjistruar në mars, gjatë përpjekjeve fillestare te Moskës për të marrë Kievin.  Në rrugën kryesore drejt kryeqytetit zhvilloheshin luftime te ashpra, por ajo ndodhi jashtë koncesionarit të makinave nuk ishte aspak një betejë, por ekzekutim i pastër: Ishte një veprim burracak, një vrasje gjakftohtë e dy burrave të paarmatosur thotë CNN, i cili e ka konfirmuar tashmë vërtetësinë e videos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA