BE zbut masat për maskën në avion: hiqet detyrimi në aeroporte!

12/05/2022 12:34

Bashkimi Europian ka vendosur të zbusë masat për mbajtjen e maskës në avion.

Ato do të vazhdojnë të jenë në fuqi vetëm në vendet, ku rregulloret kombëtare ndaj koronavieusit e parashikojnë një gjë të tillë. Këtë rregull vazhdojnë ta aplikojnë vende si. Gjermania dhe Belgjika. Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore EASA dhe Autoriteti i BE-së për Shëndetësinë ECDC kanë nisur t`i zbusin direktivat për mbrojtjen ndaj Coronës në qarkullimin ajror.

Ndër të tjera duke nisur nga java tjetër do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër aeroporte dhe gjatë fluturimit në avion, njoftuan autoritetet e BE-së. Por nëse në vendin nga niset avioni ose në destinacionin e tij vazhdon të jetë në fuqi rregullorja për mbajtjen e maskës, atëherë ky rregull do të vlejë edhe në bordin e avionit.

Ministria gjermane e Shëndetësisë shpjegoi e pyetur nga agjencia e lajmeve dpa, se për detyrimin për mbajtjen e maskës në avion vendosin autoritetet kombëtare. Ndaj ky rregull vazhdon të jetë në fuqi në fluturimet brenda Gjermanisë dhe në të gjitha fluturimet që nisen apo përfundojnë në Gjermani.

Si rrjedhojë gjatë hapjes dhe zbritjes nga avioni si dhe gjatë gjithë fluturimit duhet mbajtur një maskë mjekësore ose një maskë FFP2. Maska mund të hiqet vetëm gjatë të ushqyerit. Nga ky detyrim janë të përjashtuar fëmijët nën gjashtë vjeç. Lehtësimet janë pasojë e përmirësimit të të dhënave të pandemisë, që lidhen me shifrat e vaksinimit e imunitetin e krijuar prej infeksionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA