Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha i prerë se asnjë propozim nga Sali Berisha nuk do të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.
“Lidhur me një vendimmarrje të kuvendit të Shqipërisë që lidhej me një kërkesë të disa deputetëve dhe që nuk ka lidhje me qëndrimin tonë të qartë të palëkundur dënues ndaj masakrës në Serbrenicë, dua të sqaroj se qëndrimi ynë ka të bëjë sot dhe përgjithmonë ka të bëjë me faktin dhe vendimin që njëri prej deputetëve në kërkesë quhet Sali Berisha, deputet i pavarur i cili me vendimin që kemi marr është ia papranueshëm për asnjë lloj propozimi që mund të vijë me firmën e tij në kuvendin e Shqipërisë dhe kemi marrë vendimin që të rrëzojmë çdo gjë që vjen me firmën e tij”, tha Balla.
Ai sërish e shpalli të përjashtuar Berishën në lidhje me negociatat për emrin e presidentit të ri.
“Deputeti Sali Berisha është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për vepra të mëdha korruptive minim të demokracisë, sa herë të depozitohen kërkesa propozime do të rrëzohen, sa i përket Srebrenicës ky do të jetë qëndrim i qartë i Shqipërisë. Shqipëria i ka mbajtur t gjitha për këtë çështje, kuvendi sot ka rrëzuar një kërkesë nga një person i shpallur non grata të shpallur nga SHBA që nuk ka të bëjë me përmbajtjen por me emrin e propozuesit”, shtoi Balla.
Ai lajmëroi se nesër ka një mbledhje me grupet parlamentare, ku do të diskutohet për kriteret dhe pse jo edhe me emra konkretë për kreun e ri të shtetit.
“Nesër do të kemi takime me grupet parlamentar uroj që opozita të marrë pjesë në takim të dëgjojmë njëri-tjetrin të bëjmë propozime, pse jo edhe emra, dëshira jonë është të kemi një president konsensual.b PS prej ditës së parë, kryetari ka qenë i qartë në një dëshirë për të mos zgjedhur një president të PS, por të të gjithë shqiptarëve”, tha ai.
Ende nuk ka emra konkretë nga ana e krerëve të grupeve parlamentare, Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, të cilët janë përfshirë në negociata.
Top Channel