Vritet prokurori në Paraguaji, shpërblim marramendës për të kapur autorët

11/05/2022 22:43

Prokurori i antimafias, Marcelo Peçi, nga Paraguaji u qëllua për vdekje të martën ndërsa ishte në muajin e mjaltit në një ishull të Karaibeve , teksa sulmuesit u larguan me skaf me shpejtësi në det.

Peçi, 45 vjeç, u qëllua dy herë  sipas gruas së tij, gazetares paraguajane Claudia Aguilera.

Dy burra sulmuan Marcelon. Ata erdhën (nga deti) me një skaf të vogël,” tha Aguilera për gazetën El Tiempo.

Njëri nga sulmuesit doli dhe “pa fjalë qëlloi dy herë Marcelo, një (plumb) e goditi në fytyrë dhe një tjetër në shpinë”, tha  ajo.

Aguilera, e cila është shtatzënë, tha se burri i saj prej më pak se dy javësh nuk kishte marrë asnjë kërcënim.

Shefi i policisë kolumbiane Jorge Luis Vargas shpalli një shpërblim prej  488,000 dollarë për informacionin që do të çonte në kapjen e vrasësve të prokurorit Marcelo Peçi.

Pecci u identifikua për punën e tij në rastet e pastrimit të parave dhe drogës, dhe hetimin për vrasjen e vajzës së një guvernatori rajonal 12 muajt e fundit.

Ai ishte gjithashtu duke punuar në çështjen ndaj futbollistit brazilian Ronaldinho, i cili u arrestua duke tentuar të hynte në Paraguaj me një pasaportë të falsifikuar paraguajane në vitin 2020

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA