Sikleti i një mandati shqiptar/ SPS serbe ankohet për votimet në Bujanoc dhe kërkon ripërsëritjen

11/05/2022 19:59

Vendvotimi ku Shaip Kamberi mori votat e mjaftueshme për të qenë deputet në Kuvendin e Serbisë do të shkojë në përsëritje të votimit.

E gjithë kjo pas një ankese të Partisë Socialiste që udhëhiqet nga Ivica Daçiç.

Pengesat e tilla karshi shqiptarëve që të përfaqësohen në parlamentin serb, po shihen edhe si një lloj tjetër i pasivizimit të tyre nga institucionet serbe.

Belgëzim Kamberi: Megjithatë Kamberi shton se edhe diferencimet politike në Luginën e Preshevës çuan në një rezultat të dobët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Ndërkohë në Serbi thonë që është vërejtur dora e partisë fituese në pengesat që u janë bërë minoriteteve për përfaqësim në institucione.

Marko Milosavljeviç: Një pyetje që po shtrohet në Serbi është nëse SPS do të jetë pjesë e qeverisë dhe sa ulëse do të ketë. Ky është problemi kryesor politik dhe në këtë betejë, SPS po mundohet të margjinalizojë partitë opozitare si Shaip Kamberi, specifikisht atë sepse ai ishte një nga zërat e rrallë të opozitës demokratike në Serbi.  

Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi mori vendim të hënën që vendvotimi nr.6 të shkojë në përsëritje të votimit për shkak të parregullsive, për të cilat u ankuan komisionerët e Partisë Socialiste.

Shaip Kamberi që ende nuk dihet nëse do të fitojë ulëse në parlamentin e Serbisë ka të drejtë ankese në Gjykatën Administrative e të presë nëse ky organ të do të konfirmojë votat e fituara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA