Rama: SPAK të hetojë Berishën. Kryeministri Rama lajmëron kallëzime për dy kryebashkiakë

11/05/2022 15:01

Për rreth 120 minuta kryemistri Edi Rama nga selia e PS sqaroi opinionin publik  dhe ndërkombëtarët, se retorika e tij e ashpër të shtunën në adresë të SPAK nuk është presion ndaj organeve të drejtësisë së re. 

Ritheksoi nevojën që  kjo drejtësi e re e  pavarur duhet të çlirohet nga çdo frikë e së kaluarës.

“Garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e Partisë Socialiste dhe të bëjë drejtësi për këdo që e turpëron këtë parti, jemi ne, ne këtu, lidershipi i Partisë Socialiste dhe vetë kjo parti, askush tjetër, asnjë tjetër. Kjo parti është i vetmi subjekt në këtë vend, i vetmi, që as nuk i ka bërë, as nuk i bën dhe as nuk do t’i bëjë, sa të jem unë këtu jo njëherë, ndonjë presion drejtësisë. Deri kur të më jepnin ndonjë subjekt tjetër, unë mbetem me këtë mendim. Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vettingu po bën 5 vjet dhe SPAK po mbush 3 vjet, nuk do të thotë të bësh presion.”

Për ta përforcuar këtë garanci mosndërhyrje në SPAK kryeministri paralajmëroi prangosjen e dy kryebashkiakëve socialist.

Kur foli për nevojën e hetimeve 360 gradë nga SPAK, kryeministri iu referua paraardhësit të tij Sali Berisha.

“Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti, e një ish-kryeministri, të shpallur non grata nga SHBA më akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë, dhe pasi Sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht një deklaratë se institucionet e një vendi, pra të këtij vendi  duhet të bëjnë punën e tyre,  akuza është e fortë, aq e drejtpërdrejtë, aq nominale sa nuk ka ku të shkojë dhe nuk mundet të vihet në pyetje as besimi dhe as në seriozitetin e SHBA sepse u bë një vit që dëgjojmë dhe që njerëzit dëgjojnë se kjo na qenka një konspiracion, ku është përfshirë dhe Departamenti i shtetit dhe as nuk vihet në pikëpyetje besimi në seriozitetin e drejtësisë së re se janë këto të dyja këtu në pikëpyetje.”

Ulsi Manja ministër i drejtësisë pasi përmendi se në veting kanë mbetur 197 gjyqtarë e prokurorë përfshi 51 të dorëhequr nga të cilët vetëm 19 janë nën hetim nga SPAK, dha alarmin se si peshkaqenët e drejresisë mund tja dalin pa u ndëshkuar. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA