Sali Berisha akuzave të Edi Ramës iu përgjigj me të nëjtë monedhë.
Ish-kryeministri është i bindur se pasardhësi i tij, po e sulmon nga frika e aferave kurruptive pas të cilave, sipas tij fshihen ministra dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socislite
“Pas Lefeterit, është Ahmetaj, Agaci e njëjta gjë dhe me Tiranën, Veliajn”
Sfidës së hapur nga Edi Rama që SPAK ta hetoje, Berisa thote se nuk I druhet.
“Cfarë kërkon Edi Rama, i thotë drejtesise hetoni shpifjet e tij, hetoni se cfare genjeshtrash që ka dërguar në DASH. E sheh që laku po ngushtohet cdo dite e me shume. Raportet e tij kanë qenë shpifje fund e krye i them Edi Ramës publikoi ato, coi të gjitha në SPAK dhe ku të duash.”
Jo vetëm shpalljen për vendimin e Departamentit Amerikan te Shtetit, Kryeministri Rama kërkoi që drejtësia të hetojë Sali Berishën për dy dosje, atë të Gërdecit dhe 21 janarit.
“Jam dakort të hetohet dhe rihehtohet 100 herë përgjegjës është Edi Rama qe i solli mish për top në funksion të agjendës së tij perosnale. Sa i takon Gerdecit Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtin kualifikim, aksident teknologjik Pse unë?, Kam insistuar që të shpallen vrasjet shtetërore pa dashje sepse shpërblimi është gjë tjetër. ai ka nocion vetëm të vjedhë”
E teksa sfida ndaj SPAK është hapur, Sali Berisha është i përgatitur për cdo skenar, edhe skenarin qe e parashikon ate si të pandehur
“Unë do mbroj të vertetën dhe vetëm të vertetën. Kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, për mua ligji është e verteta. Kam zbatuar ligjin në gjithë jetën time”.
Top Channel