Në përgjigje të Arben Krajës, sipas te cilit SPAK nuk heton bazuar në deklarata, por në denoncime konkrete, kreu i qeverisë u shpreh se akuza për non gratën ka dalë, dhe është më e rëndë se akuza e cdo gjykate.
Ndër të tjera Rama paralajmëroi kallëzime në njësinë antikorrupsion, për kryetarë bashkie që kanë turpëruar PS sipas tij.
“Kritika qe kam une per Arben Krajen eshte se nuk e kanë promovuar sa duhet atë punë, por kanë një punë fantastike, sot është meritë e Krajës dhe SPAK që dyert tona në Holandë janë të hapura. Kush i pranonte prokurorët në Holandë? Ishin neveria e këtij shteti. Thënë këto i them Krajës, cfarë kallëzimi do nga unë.
Shumë shpejt do keni kallëzime edhe për figura të PS nga njësia antikorrupsion për kryetarë bashkie që kanë turpëruar PS.
Po ca kallëzimi duhet, për cfarë duhet, kallëzimi ynë për non gratën? Ajo është gjëja e parë, ka dalë një akuzë që është më e rëndë se akuza e cdo gjykate. Dhe është bërë një vorbull e madhe diskutimi dalin lloj lloj opinionistësh, marrin në gojë SHBA.
Ta marrin ta hetojnë është s është. Njësia antikorrupsion bën kallëzime në kuadër të veprimtarisë së vet. Nuk bëjmë ne kallëzim për politikanët kundërshtarë. Parti politike që bëjnë kallëzime. I kemi bërë në të kaluarën se nuk kishte drejtësi.” – u shpreh Rama.
Top Channel