“Nëse merreni si i pandehur si do të reagoni?” Si përgjigjet Berisha

11/05/2022 13:46

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha reagoi pas akuzave të bëra nga kryeministri Edi Rama, i cili i kërkoi SPAK nisjen e hetimeve për të.

Ai shprehet se gjithmonë do të thotë vetëm të vërtëtën nëse merret i pandehur, duke hedhur poshtë çdo akuzë të mundshme.

Gazetari: Nëse merreni si i pandehur si do të reagoni?

“Unë do të them të vërtetën, do të zbatoj vetëm ligjin, siç e kam zbatuar në të gjithë rrugëtimin tim”, tha Berisha.

“Qëndrimet e saj të mëdha t’i diskutojë në spektrin politik opozitar. Kërkoj që të faktohet se nga unë janë keqpërdorur fondet publike, nuk ka akuzë më të rëndë, kam 1 mijë prova për këtë, se kam përdorur retorikën kundër hetimeve ndaj meje, familjarëve apo aleatëve është mashtrim i bazuar në gënjeshtër, nuk ka pasur kurrë hetim ndaj Berishës, janë të gjitha filmime të Edi Ramës siç fakton DASH, nuk kam përdorur kurrë retorikë për të mbrojtur aleatët e mi. Fatmir Mediu, Rama dosjen e ka dërguar jo një herë por disa herë në Gjykatën e Lartë dhe ajo e ka kthyer dosjen. Arben Imami, prokurori me gjithë urdhrat që mori e pa se nuk kishte asnjë fjalë që mund të hapej”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA