“Mos i lini kusur kujtdo në anën që unë udhëheq”, Rama për ‘non gratat’: SHBA nuk sjell prova, drejtësia të hetojë

11/05/2022 11:14

Kryeministri Edi Rama, mori edhe një herë në mbrojtjen ish kreun e KED, Ardian Dvorani për të cilin tha se për të foli pasi foli drejtësia. Duke u ndaluar sërish të non grata e DASH për ish kryeministrin, pa i përmendur emrin Rama tha se SHBA nuk sjell prova dhe i takon drejtësisë të hetojë.

“Në rastin Dvorani, unë kam folur pasi ka folur drejtësia. Ka folur drejtësia, cështja e Dvoranit është pushuar dhe më pas kam folur unë. Nuk ju bën cudi që një gjykatës që është shpallur kampion i antikorrupsionit nga DASH dhe sot jeton në apartamentin e kohës së shpërndara nga Komiteti Ekzekutiv të merret me një shpejtësi të rrufeshme dhe të futet në hetim dhe të lajmërohet KLGJ se ky person është në hetim dhe të pengohet promovimi i tij dhe ende të mos kemi asnjë hetim për të gjithë ujqërit që patë. Se nëse do ishte për të gjithë dhe do kishte një rend.. nëse do kishte ardh puna që Bojken Lako u dënua për dy dritare, pasi ky figura këtu me një vilë të ndërtuar në tokën e tjetrit, dhe u dënua atëhere do thonim këtu jemi Zvicra.

Edhe në Zvicër të marrin të cojnë fletën për një ark me peshk. Por ama peshkaqenët me ftyrë njeriu as që bëhet fjalë të bëjnë hajgare, të hetohen të gjithë shumë mirë. Ne këtu nuk po flasim për njerëz për askënd që e kemi zgjedhur ne.

Ju nuk doni të dini a janë të vërteta këto që thotë DASH për non gratën e madhe apo po prisni edhe ju gjykatën e Parisit. Mendoni ju të isha unë subjekt i asaj deklarate. Po bëhet një vit. Dhe mbi të gjitha e thotë vetë sekretari i Shtetit është detyrë e institucioneve, pse për cfarë është Amerika për të dhënë prova? Ata bëjnë punën e tyre, nuk bëjnë punën tonë. Provat i takojnë drejtësisë. Nëse drejtësia thotë s’ka, jemi të gjithë në rregull dhe sic tha Ulsiu kërkojmë edhe falje se na keni vënë në siklet virgjëreshën e vendit tonë. Pas Ilirëve ishte ky figura këtu. Unë jam i fundit që po flas, nuk them kurrë. Mos i lini kusur kujtdo në anën që unë udhëheq, jam i pari që e dëshiroj këtë gjë sepse kush ha atë që s’i takon duke më ngrënë mua në shpinë nuk ka punë me mua.

Nëse do të dish cfarë është presion merru ca është thënë dje për një gjykatëse, Prokurores Përgjithshme i thanë lavire, dhe ky është presioni. Këtu duhet kapur demi përbrirësh jo për bishti dhe është e patolerueshme që s ka ende një gjykatës dhe prokuror pas hekurave, kjo është e patolerueshme s’mund të vijojë më kështu. Ndaj kjo duhet bërë nga prokuroria e jashtëzakonshme (SPAK) ndaj kujt i presim, Vettingu nuk është pushim nga puna, garanton që zullumqarët ikin nga sistemi dhe më pas sistemi i pastruar fillon e i thërret këta. Tani SPAK po bën 3 vjet, ka thirrur ndonjë nga këta? Dhe kjo nuk është ndërhyrje në punët e drejtësisë, por kjo është bindja jonë. Bravo do them sa herë që SPAK të veprojë, por nuk duhet lejuar kjo që po ndodh, që gjithë kjo pjesë ndihet si me drejtësinë e vjetër.”- u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA