Konsullata Shqiptarë në Mynih kërcënon qytetaren: Ta harrosh shërbimin, s’e ke të gjatë qëndrimin në Gjermani!

11/05/2022 20:45

Fiks Fare i rikthehet sërish një problemi të madh që hasin emigrantët nëpër botë me përfaqësitë diplomatike të vendit tonë në shtetin ku qëndrojnë.

I tillë ishte dhe denoncimi që vjen nga një qytetare për shërbimin që ofron Konsullata Shqiptare në Myhni, Gjermani. Ajo pohon për Fiksin se punonjësit e kësaj konsullate kanë sjellje të pahijshme, kërcënuese dhe nuk japin përgjigje.

Ajo shton se dhe numrat e telefonit të afishuara nuk i hapin  asnjëherë.  Hera e fundit që denoncuesja ka kontaktuar me konsullatën e vendit të saj në Myhnih ka qenë vitin që shkoi.  Këtë vit ajo tregon se ka telefonuar pranë kësaj Konsullate me dhjetra herë, por askush nuk e ha hapur telefonin. “Janë 3 numra dhe asnjë prej tyre nuk funksionon” shton denoncuesja. Më pas ka komunikuar me e-mail, duke u kërkuar që t’i pyeste për një shërbim nëpërmjet telefonit, por që në numrat e kësaj përfaqësie nuk i është përgjigj kush.

Por e-mail-i i denoncueses nuk ka mbetur pa përgjigje. Në inboxin e saj ka ardhur një e-mail nga Konsullata Shqiptare në Myhni ku shkruhej “s’jemi call center!”. Më pas denoncuesja  u kthen e-mail se nuk i ka ndodhur asnjëherë kjo sjellje, por si përgjigje merr një kërcënim “me kete sjellje do të ndërpritet shërbimi në Konsullatë”. Ka tentuar të komunikojë sërish  me anë të telefonit , por askush nuk ia ka  hap. U ka dërguar e-mail dhe ka marrë përgjigje “të rregulloje sjelljen”!!!

Pas denoncimit dhe sjelljes së stafit, Fiks Fare tenton që të lidhet me punonjësit e konsullatës.  Fillimisht telefonojnë në  numrat e telefonit të vendosur në faqen e internetit të Konsullatës.

Asnjë prej numrave nuk del i disponueshëm. Dy numrat e parë shkëputet direkt lidhja. Ndërkohe, edhe numri i emergjencës nuk del, pasi thotë se numri është i fikur dhe duhet të lihet një mesazh zanor!!! Pra, shqiptarët që kanë emergjencë duhet të lënë mesazh zanor…

Më pas, Fiks Fare i dërgon një kërkesë për informacion kësaj konsullate, pikërisht në e-mailin që ka komunikuar edhe qytetarja. Pas disa orësh, Konsulli i Përgjithshëm në Mynih, Arten Hanku, kthen përgjigje me e-mail se i ka tërhequr vërejtje punonjësve. Megjithatë, justifikohet se “kanë shumë punë dhe u kthejnë përgjigje shumë qytetarëve”.

Në përgjigjen e tij konsulli  Hanku sqaron  se zonja në fjalë këmbëngultë duke pretenduar në mënyrë tepër acaruese dhe provokative se do që të komunikojë patjetër në telefon, ndërkohë që kjo gjë nuk varet nga ata por nga momenti se kur merr në telefon zonja. “Ne kemi një person të ngarkuar nga Konsullata që i përgjigjet gjatë gjithë orarit zyrtar telefonit, por ne kemi vetëm dy numra telefoni nga ku telefonojnë gjatë gjithë ditës nga gjithë Gjermania dhe Zvicra për problemin e pasaportave dhe probleme të tjera konsullore, ndaj dhe dy numrat tanë të telefonit janë vazhdimisht të okupuar nga qytetarët. Jemi nje Konsullatë me numër të kufizuar punonjësish që përballojmë një fluks të konsiderueshëm aplikimesh” shkruan konsulli.

Ndërsa në lidhje me denoncuesen  ai pohon se e-mailet e saj ajo ka komunikuar me një një gjuhë tepër provokuese dhe fyese ndaj punonjëses së konsullatës,  dhe në një momënt  i ka shkruar që nëse qytetarja do të flasi me këtë gjuhë  komunikimi t’i ndërpritet shërbimi nga konsullata. Pikërisht për këtë i shtë tërhequr dhe vërejtje shton konsulli.  Në fund ai kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pamundësinë në disa raste të komunikimit telefonik për shkak të fluksit të madh të telefonatave dhe numër të kufizuar punonjësish në konsullatë.

 

 

 

 

 

 

Komunikimet me e-mail mes qytetares dhe stafit të Konsullatës Shqiptare në Mynih, Gjermani

 

 

Qytetarja: Hape telefonin ju lutem se po ju marr ka 1 muaj edhe kush nuk po përgjigjet.

 

Punonjësja: Po pyet në Deutsche Telekom se përse ndodh kjo gjë B., se ne nuk merremi me anën teknike të linjave telefonike!!! Takimin për prokurë mbylle vetë, së pari duke aplikuar online tek portali www.e-albania.al për prokurë të posaçme, dhe më pas të dërgohet me email përgjigja nga konsulli për datën e takimit në Konsullatë!!!

 

Qytetarja: Ok ,por pse flet kaq pa edukatë ti përherë. Mundesh me fol ma bukur njerzëve jo me ironi. Edhe ne jemi të lodhur e të stresuar jo veç ti.

 

Punonjesja: O B.. së pari korrigjo gjuhën tënde komplet pa edukate kur flet dhe na shkruan! Lexo më poshtë se çfarë ke shkruar dhe kupto se përse ke marrë atë lloj përgjigje sqaruese!!!

Tani nëse do të kryesh punë, ndiq udhëzimin që të dhamë në emailin e mëparshëm dhe kryej asplikimin online që të marrësh një datë takimi, dhe mbylle këtu këtë diskutim pa lidhje për punë telefonatash që nuk t’u hapkan vetëm ty!

 

Qytetarja: Kam fol edhe here tjera me ju. U kam shpreh nji problem krejt menyr normale edhe  ju jeni pergjigj vec me ironi thu se ju kam gje borxh. Edhe me thuan B… si me qen shoqe jo ambasad zyrtare. Esht turp te pergjigjeni ne kte menyr pa edukat. Flisni me bukur njerzve.

 

Punonjesja: Atehere,  qe nga ky moment nese e vazhdon kete komunikim qofte edhe nje here me kete gjuhe acaruese dhe ofenduese, do te ndalohet çdo lloj sherbimi nga Konsullata jone!!!

 

Qytetarja: Do te denoncoj se kam prova se gjuhen e ashper e ke perdor ti me mua edhe ben presion. Se me leket tona paguhesh me na dhen informacion jo presion ti se nuk i ha kush kto.

 

Punonjesja: Vazhdo me kete sjellje dhe komunikim se do te kesh nje te ardhme te ndritur ne EU!!! Dhe me kete menyre komunikimi se ke te gjate qendrimin ne Gjermani!!!

 

Qytetarja: Un do e kem te ardhmen te ndritur sic e kam tash e 23 vjet si jam ktu. Per ty kam frik se nuk do jet se je ne vendin e gabuar.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA