Kapet në kufi me lëndë narkotike të fshehur në çorape, arrestohet 38-vjeçarja

11/05/2022 09:25

Një 38 vjeçare me iniciale E.V nga Fieri është arrestuar pasi i është gjetur lëndë narkotike, teksa përpiqej të kalonte kufirin.

Ajo ishte pasagjere në autobusin e linjës Berat-Athinë dhe gjatë kontrollit fizik në kufi iu gjetën 10 pako  me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të narkotike heroinë(me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA