Ekspertët sugjerojnë se kushti i sotëm teknik që daton më 1989 ka mangësi pasi kanë ndryshuar materialet e ndërtimit, stili i ndërtimit, mënyra dhe densiteti i ndërtimit.
“Duhen ndryshuar kushtet teknike. Në çdo fushë janë ndryshuar në ndërtim jo. Studimi mikrosizmik. Në vitet 80 kanë nisur pas tërmetit të Malit të Zi 1979. Këto studime janë bërë në një optikë kur përdoreshin disa parametra të tejkaluara dhe relative. Janë të vlefshme por duhen të zgjerohen. Këto qytete kanë qenë të vogla kurse tani janë 5 fishuar. Në Golem, këneta, palzhi Durrës dhe lungomare Vlorë nuk janë bërë. Bashkëpunime me fonde të vogla kemi kryer studime mikrosizmike Berat. Studime pilot. Në çdo qytet kemi përcaktuar sjelljen e ndryshme të tokës ndaj tërmetit dhe ku janë më të rrezikshme’ u shpreh pedagogu, Klodian Skrame
Më tej, studimet do të duhet të vijojnë me matjen e brishtësisë së godinave nëse e përballojnë një tërmet tjetër ose jo. Faza e tretë është më pas plani i emergjencave në mënyrë që në goditjen e radhës të ketë gadishmëri për të ditur ku dhe si duhet ndërhyrë. Gjeologët dhe inxhinierët thonë se mungon infrastruktura për studime shkencore dhe teknike. Edhe laboratorët shtetërorë janë shumë të varfër.
“Në pikpamje të leximit të fakteve të sotme pas tërmetit, do të thosha që në përvijim gjenden gjurmë që rregullat nuk janë zbatuar tërësisht në zbatimin e veprave. Në çdo etapë mund të gjenden elementë të mirëfilltë të cënimit të kushteve teknike të projektimit dhe zbatimit. Shumica e ndërtesave kanë magësi kodi. Rregullat e vendosura në kushtet teknike nuk janë zbatuar në praktikë” u shpreh Markel Baballëku, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit“Po ti bëjmë një analizë, objektet e pasigurta ishin ata që nuk kishin pronektues, ishin objekte në zona informale ku objektet ishin ndërtuar pa projektim nga padija ose pamundësia, godiant e larta patën më pak dëmtime, ato të ulta dhe informale patën më shumë probleme. Gjithashtu edhe godinat që ishin projektuar me forca të vogla sizmike dhe me kushtet e vjetra siç është rasti i kombinatit, Thumana, etj. Një analizë më e hollësishme është e vështirë të bëhet sepse ka dy gjëra: njëra ishte projektet e dobëta, tjetri ishte zbatimi i dobët. Tjetra ishin ndërhyrjet në objekte që kishin bërë njerëzit” u shpreh Arben Dervishaj, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë
Tërmeti tregoi një papërgjegjshmëri të zbatimit të protokolleve të ndërtimit në aspektin antisizmik. Madje, nuk u zbatua as kushti ekzistues teknik, pavarësisht nevojës imediate për tu ndryshuar dhe për tu përshtatur me zhvillimet e reja.
“Në aspektin urbanistik dhe arkitektonik mësuam që disa objekte që kanë forma të ndryshme gjeometrike janë shkëputur pjesë të ndryshme, disa standarte teknike që nuk janë zbatuar. Edhe për faktin që standardet teknike nuk janë një normë. Në aspektin urban na tregoi që kur bie tërmet në Tiranë ne nuk kemi ku të shkojmë. E pamë të gjithë që zbritëm poshtë pallatit dhe nuk ishim të sigurt nëse binte ndonjë objekt. Tërmeti na tregoi gjithë paorganizimin qoftë legjislativ, qoftë profesional, qoftë të qeverisjes për menaxhimin e situatave të tilla” u shpreh arkitekti, Arnel Çela
Nëse qeveritë do të ishin më të përgjegjshme, më serioze në menaxhimin e ndërtimeve, dhënien e lejeve me kritere rigoroze dhe kontrollin e veprave inxhinierike, do të ishin shmangur shumë ngjarje të rënda me pasoja te njerëzit. Papërgjegjshmëria institucionale dhe babëzia e ndërtimeve pa asnjë kriter të sigurisë sizmike ishin në themel të përmasave tragjike të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Top Channel