Ilir Yzeiri sfidon kreun e SPAK-ut: Heto Berishën që të mësojmë të vërtetën e bëmave të tij

11/05/2022 21:05

Analisti Ilir Yzeiri, ka sfiduar kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, që të nisë një hetim të thellë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, analisti tha se SPAK-ut nuk po i bëhet asnjë lloj presioni, përderisa Berisha ka dalë hapur duke thënë “hajde më hetoni”. Sipas tij, Berisha duhet hetuar për ngjarjet e bujshme siç është rasti i Gërdecit, apo vrasjes së katër personave më 21 janar të 2011-tës.

Ilir Yzeiri: Berisha është një delirant, si i tillë ka kaluar në fazën ekstreme, sidomos pas datës 9 maj kur DASH e shpalli non-grata. Ato deklarata dhe akuza, vetëm një mendje e sëmurë mund t’i bëjë. Nuk janë të vërteta dhe nuk vërtetohen tek një asnjë burim tjetër.

Përveç deklaratave për tërmetin, flet edhe për tenderat. Këtu nuk është fjala për tenderat, tërmetin nuk e parashikon dot askush. Ky është një njëri që po na e pështiros demokracinë. Pse këta njerëzit harruan shpërthimin e 14 marsit, vrau edhe 4 veta në boulevard, ky njëri kalon palagur dhe SPAK, organi më i rëndësishëm që ngritëm ne, që do të hetonte edhe funksionarë të lartë. Kallzimet janë aty. Ndaj këti njeriu nuk bëhet asnjë hetim i thelluar për asnjë ngjarje. Ku është presioni që po I bëhet SPAK, ne po I themi që hetimet nuk janë bërë tamam. I akuzuari thotë hajde më hetoni, çfarë presioni po bëhet këtu. Ky njeri, prokuror ka dëgjuar akuza, fyrje nga Berisha dhe nuk është përgjigjur kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA