Marrëveshja e tij për blerjen e Twitter nuk është mbyllur ende, dhe Elon Musk ka nisur nga planet se çfarë do të bëjë me platformën e rëndësishme.
Pronari i Teslës tha se nëse oferta e tij për të blerë Twitterin do të jetë e suksesshme, ai do të anulojë pezullimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump nga ky rrjet social.
Njeriu më i pasur në botë ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh me bordin e Twitter muajin e kaluar. Por ai tha se ujdia nuk ka përfunduar ende dhe se në mënyrë ideale marrëveshja do të përfundohej në dy deri në tre muajt e ardhshëm.
Vendimi i Tëitter-it për të bllokuar ish-presidentin amerikan është “moralisht i gabuar dhe absolutisht budallallëk”, tha Musk në samitin e Financial Times “E ardhmja e veturës”.
Në muajin janar 2021, Twitter-i tha se llogaria e ish-presidentit Donald Trump ishte “pezulluar përgjithmonë…për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës” pas trazirave në të cilat protestuesit sulmuan objektet qeveritare amerikane në Uashington.
Sipas Muskut, pezullimi nuk e bëri Trumpin të heshtë, por e vuri më shumë në lëvizje në rrjetin e tij social Truth Social, duke përforcuar zërin e tij mes të djathtës ekstreme.
Top Channel