Grevë në Kosovë, bojkotohet mësimi nesër dhe puna në administratën publike
11/05/2022 12:39
Më 12 maj të gjitha institucionet e arsimit do të jenë në grevë për një orë. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit thotë që greva do të mbahet në të gjitha shkollat në Kosovë.
Përpos grevës, më 20 maj pritet edhe protestë masive, nëse institucionet nuk i plotësojnë kërkesat që ka kjo sindikatë. Në grevë të enjten, do të jenë edhe punëtorët e administratës publike.
Të gjithë punëtorët e institucioneve publike në Kosovë do të jenë në grevë një orë nga fillimi i orarit të punës.
Top Channel