“E kuptoj furinë e baltës që hidhet mbi mua”, Rama: Të hetohet Gërdeci e 21 janari. 4 të vrarët në bulevard, s’mund të quhet krim shtetëror

11/05/2022 10:28

Për kreun e qeverisë, 21 janari nuk mund të quhet ‘krim shtetëror’, ndaj edhe nxiti sot hetim për 4 të vrarët në bulevard. Hetime Rama, kërkoi edhe për cështjen e Gërdecit.

“Të hetohet 21 janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet se ekziston. Krim shtetëror të vriten 4 njerëz me plumba të vërtetë, të hetohet Gërdeci, të hetohen disa skandale të mëdha financiare korruptive, ca presioni është ky, cfarë ngutje është kjo?

Ne s’kemi folur, përkundrazi të gjithë baltën për këtë ngurrinë e kam mbajtur unë personalisht, ju e dini shumë mirë furinë e baltës që hidhet mbi mua më 21 janar dhe unë i mirëkuptoj shumë mirë të gjithë ata që e hedhin. Reforma në drejtësi ka qenë e mbështetur nga 90% e politikanëve shqiptarë, pavarësisht bindjeve politike.

Dhe këtu nuk është cështje e një lufte politike. Politikisht, nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot kundërshtarin. Janë të gjithë si të vizatuar me dorë por nga dora e dikujt që dua unë më shumë veten time.”- u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA