Duma në Këshillin e Integrimit Europian: Absurde kur qeveria përmend arritjet, po përdorin strategji për të legalizuar kanabisin

11/05/2022 17:43

Gjatë fjalës së saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, deputetja e PD-së Grida Duma shtroi problematikën e përdorimit të kanabisit të të rinjve nëpër shkolla dhe tha se në lidhje me këtë gjë nuk është marrë asnjë masë për parandalim.

Duma u shpreh që Rama duhej të merrte masa për ndalimin e përdorimit të hashashit dhe jo legalizimin e tij. Ajo përmendi edhe rastin e aksidentit të rëndë tek “Rruga e Kavajës” ku tha se drejtuesi i mjetit ishte përdorues i kanabisit dhe nuk ishte marrë asnjë masë për të edhe pse ishte ndaluar disa herë më parë nga policia.

Fjala e Dumës:

Kur të thoni që kemi arritje po dhe po dështime duhet të thoni dhe cilat dështime. Se bërja poezi, hartim “kemi arritur shumë” … por asnjëherë ku keni dështuar dhe ku është dështuar?

Sa i përket progres raporteve, disa prej nesh kanë përvojë në trajtimin e tyre. Do ishte mirë të bënim këtë logjikë, atje ku ka përkeqësime dhe s’ka arritje ti thoni.

Absurd logiik kur vetëm thoni arritjet.

Cfarë përfitojnë shqiptarët nga tryeza të pafundme? 0 përfitime për progresin europian për shqiptarët.

Jemi këtu me Min. Brendshëm. Që i vlerësoj mënyrën etike të prezantimit të raportit. Cfarë nuk është etike, prezantimit të situatës së kanabizimit. Sipas raporit të osbe por dhe Komisionit Europian së fundmi, shqetësimi është përdorimi i drograve në shkollë nga fëmijët.

Do ju kërkoj me shkresa se cfarë keni me luftën ndaj hashashit nëpër shkolla. Cfarë po bëhet konkretisht nga ju si Ministri. Pastaj shtojmë këtu dhe faktin që KM Rama po përdor strategji për të legalizuar kanabisin.

Harrojmë që kanabisi është një ndër problematikat më të mëdha të familjeve shqiptare. Nuk ka shkollë publike a private që nuk e ka këtë problem në 50% te studenteve dhe që nuk kemi asnjë masë parandaluese.

Ai zotëria që aksidentoi familjen, ishte dhe përdorues i substancave narkotike i ndaluar 8 herë por ku ishin masat parandaluese të policisë së shtetit??? Ky rast pernsoni nuk u vlerësua si kontegjent kriminal??!!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA