Doganat kanë tejkaluar planin e katër mujorit me 22 milionë dollarë.

Të ardhurat në IV mujorin e parë të vitit 2022 janë realizuar në masën 65.5 Miliardë lek nga 52.8 Mld lek të realizuara në IV mujorin e parë të vitit 2021, ose rreth +12.7 miliardë lek (rreth 120 Mln $ më shumë ose rreth + 25%).

Në krahasim me planin katër mujor, të ardhurat janë realizuar 2.2 miliardë lek më shumë ose rreth 22 Milionë USD më shumë. Duhet theksuar se krahasimi bëhet me planin e rishikuar në muajin Mars, pasi krahasuar me planin e fillim vitit shuma e tejkaluar është rreth 7 Mld lekë(rreth 70 milionë USD).

Vlen të theksohet se vetëm për muajin Prill 2022 kemi realizuar rreth 1.7 miliardë lek më shumë se plani dhe rreth 2.6 miliardë lek më shumë se Prill ‘21.

Duhet vlerësuar se katër-mujori Janar-Prill 2022 ka realizmin më të lartë të çdo katër-mujor që prej vitit 2013, megjithse i ndikuar nga situate e pandemisë dhe një krizë e zgjatur që prej dy vitesh:

Faktorët që kanë ndikuar tek çdo taksë, krahasuar me një vit më parë:

Taksa Doganore, + 300 Milionë lek më shumë nga importi i mallrave me origjinë kryesisht Kinë;
Akciza, Në total +1 Miliardë lek qe ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 100 ton; birra ka dhene efekt me rreth 50 Milionë lekë më shumë.

TVSH, në total, krahasuar me katër-mujorin 2021 ka dhënë rreth 10,6 Miliardë lek me shumë, e stimuluar kryesisht nga rritja e importit të energjisë elektrike, metalet baze, rritje e çmimeve të karburantit dhe rritje nga mallrat e konsumit të përgjithshëm.
Renta, +648 Milion lek për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth 70%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA