CNN: Kina po përgatitet për luftë, po nxjerr mësime nga gabimet në Ukrainë

11/05/2022 14:11

Kina po përgatitet ushtarakisht në heshtje për të marrë Tajvanin, edhe pse do të preferonte ta bënte këtë në mënyrë paqësore, pohojnë zyrtarë amerikane të zbulimit.

Sipas tyre, Pekini po punon për ta përgatitur ushtrinë e tij për fitore. “Kërcënimi ndaj Tajvanit është akut”, tha Shefja e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, Avril Haines.

“Mendojmë se Kina po përpiqet shumë fort që ta vendosë veten në pozitën kur aftësia e saj të jetë e tillë që ta marrë ishullin edhe në rastin e ndërhyrjes tonë”, shtoi ajo.

Kina e konsideron Tajvanin e vetëqeverisur në mënyrë demokratike si pjesë e territorit të saj dhe nuk ka hequr ndonjëherë dorë nga përdorimi i mundshëm i forcës për të mundësuar një bashkim në të ardhmen.

Shtetet e Bashkuara, ashtu si shumica e vendeve të tjera, nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por janë mbështetësi më i madh ndërkombëtar dhe furnizuesi më i madh me armë, duke u shndërruar kështu edhe në një burim të vazhdueshëm tensioni mes Pekinit dhe Uashingtonit.

Sipas Hainës, Kina, me shumë mundësi, është duke vëzhguar me vëmendje atë që po ndodh në Ukrainë në mënyrë që të nxjerrë mësime për veten, duke përfshirë këtu rëndësinë e udhëheqjes dhe të taktikave të njësive të vogla, si dhe trajnimin efikas me sistemet e duhura të armëve dhe një trupë të fortë oficerësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA