Zgjedhja e presidentit të ri/ Spiropali: Mos na vendosni kushte ne! I përgjigjet Alibeaj: Ku e gjeni të drejtën…

10/05/2022 13:11

Ministrja Elisa Spiropali i kërkoi opozitës të mos i vendosë kuzhte maxhorancës lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Në Konferencën e Kryetarëve, ajo u shpreh se Partia Socialiste nuk ka synim të zgjedhë një President të PS edhe pse e ka pushtetin, duke “fajësuar” edhe PD.

Spiropali: Nuk dua të nxis asnjë lloj debati. E dëgjoj që përsëriten zarfet, konsultimet me shoqërinë civile, a thua se janë mëkat. Duhet të marrim më të mirën e kësaj shoqërie. Nuk kemi vendosur asnjë kusht për opozitën, kemi qenë të hapur. Kemi disa kritere brenda grupeve tona, si e gjykojmë ne se do ishte më mirë. Duke pasur barrën e pushtetit të madh që na ka dhënë vota, që ka kontribuar edhe opozita. Nuk është këtu vendi, sot flasim për datën e votimit të presidentit. Duam nëj president të republikës, jo një që ti shërbejë. Të mos na vihen kushte, nuk i kuptoj deklaratat që i kërkojnë PS nga e drejta e propozimit. Ta bëjmë këtë punë pa kushte. PS ka zgjedhur vetëm të nderuarin Rexhep Mejdanin, rastet e tjera janë bërë në konsolidim me opozitëm. Sot jemi të gatshëm, t’i japim ktij vendi një president që flet edhe shqip edhe gjuhë të huaj, që nuk na merr fytyrën dhe i jep Shqipërisë një figurë të integruar.

Nga ana tjetër, Alibeaj tha se maxhoranca është ajo që nuk ka të drejtë t’i vendosë kushte opozitës. Ai tha se procesi duhet të jetë transparent, prandaj është e nevojshme shtrirja në kohë e procedurave.

Alibeaj: Ne nuk kemi vendosur kushte. E kam bërë të qartë këtu në këtë sallë. Ky parlament duhet të zgjedhje qytetarin e parë të shqiptarëve. Qëndrimi ynë është i tillë, të flasim para shqiptarëve, të na gjykojnë ata. Është e drejte konstatimi i Açkës. Pas 30 vitesh, kjo shoqëri t’i thyej ca tabu 30 vjeçare. C’jan qëndrimet tona janë përballë shqiptarëve, se c’bëni ju është puna juaj. Ju thashë javës së kaluar, që gjithë ky proces të jetë një shërbim i transparencës dhe i shtrirë në kohë, që përmes mediat të marrin vesh virtytet dhe veset e këtij procesi. Standardet e raundit të parë, të aplikohet në dy raundet e tjera,  ku opozita ka pjesëmarrjen e vet. Çfarë të drejtë keni jut ë na thoni mops na vendosni kushte, nuk nuk keni të drejtë të vendosni kushtet, Keni vota nga non-grada dhe dy deputetë që nuk i keni këtu, po mo po. Po flasim për president të shqiptarëve, jashtë të gjitha joshjeve dhe shantazheve politike. Këto janë se çfarë duhet të bëjmë ne për të qenë transparent me qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA