Rikthehen shembjet me shpërthim të kontrolluar në plazhin e Durrësit.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi me shpërthim të kontrolluar këtë të martë një pallat 6-katësh në plazhin e Durrësit.
Kjo godinë u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Për realizimin e shpërthimit ekspertët e xhenios deklarohet paraprakisht se përdorën 8 kilogram eksploziv të llojit C4. Pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo godinë në zonën e plazhit u bë e pabanueshme, ashtu si dhe shumë objekte të tjera banimi, hotelerie dhe shërbimi përgjatë bregdetit të Durrësit, në qytet e rrethina.
Ka ende shumë objekte që do të shemben në territorin e bashkisë së Durrësit për t’i hapur vend procesit të rindërtimit dhe kthimit në normalitet të zonave ku godinat jashtë funksionit ngrihen si dëshmi e pasojave të tërmetit dhe asaj që përjetuan banorët e Durrësit.
Top Channel