Presidenti Meta: Kam bërë çdo përpjekje për të shpëtuar paqen sociale dhe pluralizmin politik në vend

10/05/2022 21:44

Kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë me dije ditën e sotme në Top Story se ka bërë çdo përpjekje për të shpëtuar paqen sociale dhe pluralizmin politik në vend gjatë mandatit të tij pesë vjeçar si president.

Ai u shpreh se ka tentuar disa herë që të ketë një dialog e me Ramën por pa rezultat pasi sipas tij Rama nuk kishte interes.

“Unë mora një përgjegjësi të madhe në emër të paqes sociale dhe integrimit evropian të Shqipërisë, kam këmbëngulur për një dialog por Rama nuk kishte asnjë interes, edhe Basha ishte në një linjë me Ramën. Të gjitha partitë u regjistruan ndërsa Basha nuk u regjistrua në zgjedhjet e tetorit. Ky është një film me të gjitha etapat e qarta. Isha një president i cili do të merrte disa përgjegjësi për të shpëtuar paqen dhe për të bërë çdo gjë që të mos cënohej pluralizmi politik në Shqipëri.”

Kujtojmë se Ilir Meta u zgjodh President, i shtati i Republikës së Shqipërisë,  në vitin 2017, me 87 vota pro dhe 2 kundër.

Partia Socialiste ka kryer procedurat dy herë brenda dy viteve për shkarkimin e presidentit Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Paralajmërimi i parë për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, pasi Meta i shpalli luftë SHBA-së  dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ilir Meta paralajmëroi se do të jepte dorëheqjen nga posti, por nuk e bëri një gjë të tillë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA