Sërish do të ketë përsëritje të votimit në Tërnoc, aty ku Shaip Kamberi mori votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur deputet.
Në një reagim të tij, Kamberi akuzon Beogradin për këtë vendim të Komisionit Republikan Zgjedhor.
“Pushteti autoritar i Vuçiçit dhe Daçiçit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore. Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit”, ka shkruar Kamberi.
Tutje shton se do të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Administrative për këtë vendim të Komisionit Republikan Zgjedhor.
Shaip Kamberi është i vetmi kandidat për deputet në Kuvendin e Serbisë që ende vazhdon të jetë në garë. Ai me përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc, që u mbajt me 28 prill arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për deputet, megjithatë kjo ende mbetet pikëpyetje, meqë I njëjti vendvotim shkon në përsëritje të votimit.
Top Channel