“Opozita të japë e para emrin për Presidentin”, Duma: Nuk bëhemi fasadë e maxhorancës me kriteret, për tre raundet e para

10/05/2022 13:22

Me kriteret për presidentin e republikës, opozita nuk do të bëhet fasadë e maxhorancës në procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Kështu u shpreh deputetja e PD Grida Duma në konferencën e kryetarëve, ndërsa ritheksoi edhe një herë qëndrimin e saj, se duhet të jetë opozita, e para që të japë emrin për Presidentin e ri.

“Duhet të dëgjojmë me përgjegjësi, Procedura është e përcaktuar, mjaftojnë ta lexojmë. Trupa politike duhet të vendoset këtë për të qenë noter e procedurës burokratike? Nëse ju e keni marrë vendimin, jeni në rrugën tuaj, po ajo që duhet t’ju themi ne është se nuk është rruga e duhur. Opozita të vijë më 16 dhe mos di kush ka qenë rrugëtimi për të zgjedhur presidentin? Kjo s’mund të jetë dhe këtë s’e pranoni as ju.

Nuk ka pse kalojmë topin ju ishit më keq ne jemi më mirë. Ju sot vini me një vendim politik që mos jetë politik presidenti. Qëndrimi që kam per cështjen e presidentit, nëse ju shpresoni se do ulemi për tu bërë noter të procedurave tuaja, kjo është një gjë që nuk mund ta merrni. Mund ta zgjidhni presidentit në raudnin e 4 por fasadë me 3 raundet e para, kjo është një artificë e shëmtuar.

Ju kërkoni të jemi fasadë, jo nuk kemi për t’u bërë. Nëse nuk e doni këtë, edhe pse mund të shkoni te 71 votat, edhe pse 7 mandate të kontestuara, jepjani propozimin e parë opozitës, të japë emrin e parë. Me kriteret sot në gjysëm të procesit, nuk bëhemi fasadë, t’ju themi kriteret që ju të bëni fabulën e përfshimë opozitën. Te presidenti të ishin fisnik në politikë.”- u shpreh Duma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA