Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të martë në burgun e Hagës, ku ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Rama ka postuar një video në “Facebook” pamjet teksa futet ne ambientet e qelisë së Hagës. Takimi ka nisur që prej orës 11:30 dhe pritet të zgjasë për disa orë.
Vizita e Ramës vjen pasi Hashim Thaçi, doli sot para Gjykatës Speciale, ku u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.
Ish presidenti i Kosovës tha se nuk i kishte kuptuar akuzat, pasi ka shumë të tilla. “Deklarohem i pafajshëm, megjithëse akuzat nuk i kam lexuar dhe nuk i kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ai, teksa mori pjesë në seancë përmes video-lidhjes nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.
Top Channel