
Një cmallje të nevojshme, e konsideroi kryeministri Edi Rama takimin e zhvilluar në Hagë me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin tha se e gjeti në top formë.
“Ishte një cmallje e nevojshme. Presidentin Thaci e gjeta në top formë, i bindur edhe më shumë se kur e kam takuar para se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme, për të provuar para drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës clirimtare dhe pastërtinë e idealit të luftarëve të UCK.
Nuk ka shumë për të thënë, të gjithë ne jemi të bindur se lufta e UCK nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund të futet në korniza të tjera, sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit sakrificave dhe përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë, demokratike dhe sovrane.”- u shpreh Rama.
Top Channel