“Kuvendi falsifikoi dokumentin për të implikuar Presidentin”/ Ilir Meta: Kam bërë gjithçka për të mbrojtur kushtetutën

10/05/2022 22:09

Presdenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se çështja më e rëndë edhe sot e kësaj dite është që Kuvendi falcifikoi dokumentin për të implikuar presidentin ndërsa opozita ende nuk ka kërkuar një komision hetimor për këtë çështje.

Ai tha se akoma i qëndron reformës në drejtësi që ka votuar dhe se ka bërë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën.

E vetmja ëndërr e mazhorancës ishte marrja e Presidencës para 24 korrikut, e cila u pre në mes. U tentua shkarkimi i Presidentit në Gjykatën Kushtetuese, me dokumente të falsifikuara me firmën e ish-kreut të Kuvendit.

Çështja është më e rëndë edhe sot e kësaj dite në seancën e fundit Kuvendi falcifikoi dokumentin për të implikuar presidentin dhe kjo ndodh në të parin proces nga kuvendi i Shqipërisë dhe opozita ende nuk ka kërkuar një komision hetimor në parlament, nga prokuroria ka vetëm heshtje. E votova reformën në drejtësi dhe i qëndroj por jo Ramaformës.

A e shihni veten përgjegjës?

Nuk e di se çfarë mund të kisha bërë më shumë kam bërë gjithçka për të mbrojtur kushtetutën e vendin. Kam bërë gjithçka për të mbrojtur teatrin, ka ligje që i kam çuar bë SPAK, ka patur edhe konflikte me qeverinë. Ishte konflikti për emërimin e zotit Lleshaj. Marrim rastin e ministrit të jashtëm. Ku është sot? Gjykata Kushtetuese u shpreh për këtë debat për këtë konflikt. Ministri i jashtëm nuk është si çdo tjetër pasi mund të fusë republikën në implikime të mëdha ndërkombëtare. E ka çuar PS-ja çështjen e detit në Gjykatë Kushtetuese, a ka një vendim të Gjykatës për çështjen që të përcaktojë detyrimet e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA